Allegri i lumtur që ekipi i tij po mëson

dardanmiftari | Thursday, September 16, 2010 | 0 Komente

Menaxheri i Milanit, Massimiliano Allegri, beson se ekipi i tij kishte mësuar disa mësime nga humbja e vikendit ndaj Cesena, kur ata mposhtën ekipin francez Auxerre në Ligën e Kampionëve.
Rossonerët shënuan fitore 2-0 në ndeshjen e parë të fazës së grupeve të garës evropiane dhe paraqitja është lavdëruar nga Allegri, i cili po ashtu zhvilloi takimin e parë në këtë garë.
“Më pëlqeu durimi që ekipi e tregoi gjatë kësaj ndeshje. Auxerre punoi shumë fuqishëm në pjesën e parë dhe ne kishim disa shanse për të kaluar në avantazh, po ashtu duke rrezikuar që me kundërsulme të pësojmë. Ishte identike edhe ndaj Cesena, por fatmirësisht ata e dërguan topin e fundit gabimisht”.
“Pasi kaloi në avantazh, ekipi luajti mirë, edhe pse në pesë minutat e fundit, ne duhej ta mbanim topin më mirë”, ka thënë Allegri për Sky Italia.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...