Behrami i zhgënjyer me dështimin e transferimit te Roma

dardanmiftari | Friday, September 03, 2010 | 0 Komente

Mesfushori kosovar Valon Behrami duket i zhgënjyer pasi nuk arriti të transferohet te Roma këtë verë.
Anësori i West Hamit dhe i kombëtares së Zvicrës ishte cak i Romës dhe disa klubeve të tjera të Serie A, por pavarësisht dëshirës së lojtarit transferimi i tij dështoi. Megjithatë Behrami shpreson të jetë pjesë e West Hamit, pasi ekipi i tij humbi të tre ndeshjet e para të sezonit.
“Jam i zhgënjyer pasi marrëveshja dështoi – kjo është e sigurt. Avram Grant më dha leje të bisedoj me Romën. Por ai po ashtu tha se ka nevojë për mua, me West Hamin që është në fund të tabelës. Jam i sigurt se ende do t’ia dal të luaj”, ka thënë Behrami.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...