Kuzhe: Rumania e sotme është më e dobët

dardanmiftari | Friday, September 03, 2010 | 0 Komente

Përzgjedhësi i kombëtares shqiptare në futboll, Josip Kuzhe, ka thënë se Rumania e cila mposhti Shqipërinë në eliminatoret e fundit për Euro 2008 ishte më e fortë se kjo e tashmja.
Këto komente strategu kroat i bëri në konferencën e shtypit në Rumani, në prag të ndeshje së sotme, e para e vlefshme për eliminatoret për Euro 2012.
“Ne vështruam Rumaninë si kombëtare në muajt e fundit dhe kemi një ide për formën e saj dhe sipas mendimit tim, Rumania ka një ekip shumë të mirë me lojtarë teknik e me fantazi që zhvillojnë lojë të bukur. Por mos harrojmë se së pari është ekipi dhe jo vlerat individuale”, ka thënë Kuzhe.
“Ne jemi të kënaqur që do ta luajmë ndeshjen e parë në Rumani, sepse jemi të sigurt se do të kemi mundësi për të arritur një rezultat më të mirë se ai në eliminatoret e kaluara, Euro 2008. Unë personalisht mendoj se kur Shqipëria ka humbur ndeshjen 1-6, Rumania ka pasur një ekip shumë më të fortë se sa tani”, ka shtuar kroati.
Kuqezinjtë do të përballen me rumunët sonte në ora 20 ndërsa në kuadër të grupit D do të luajnë edhe Luksemburgu – Bosnja e Hercegovina dhe Franca – Bjellorusia.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...