Carragher afër vazhdimit të kontratës me Liverpool
Jamie Carragher ka filluar negociatat me Liverpoolin në tentim për të mbetur lojtar i vetëm një klubi gjatë gjithë karrierës së tij.
Kontrata aktuale e mbrojtësit 32-vjeçar skadon në fund të sezonit, por ai pritet ta zgjidhë së shpejti kontratën e re, e cila do ta shohë Carragher të pensionohet me fanellën e kuqe.
Një kontratë trevjeçare është duke u përgatitur e që pritet të përmbyllet shumë shpejt.
“Do të kemi diçka përfundimtare sa i takon situatës së kontratës brenda javës së ardhshme ose tjetrës”, ka thënë Carragher.
Category: Futboll
0 Komente