Lampard: Jam shumë me fat që luaj për Chelsean

dardanmiftari | Friday, September 03, 2010 | 0 Komente

Mesfushori i Chelseat, Frank Lampard, thotë se ai është ‘shumë me fat’ që është pjesë e një klubi si Chelsea.
Lampard iu bashkua bluve në vitin 2001 pasi kaloi gjashtë vite te West Ham United, dhe që atëherë ka marrë epitetin e një prej lojtarëve më të mirë në Stamford Bridge. 32-vjeçari vazhdon të tregojë formë të mirë dhe sezonin e kaluar shënoi 27 gola.
“Jam shumë me fat që luaj për një ekip me aq lëvizje të mira, veçanërisht kur jemi shpërthyes. Mbrojtësit (kundërshtar) shqetësohen nga Didier Drogba dhe Nicolas Anelka, veçanërisht kur ata kalojnë prapa lojtarëve dhe e tërheqin mbrojtjen”.
“Kjo më jep hapësirë të arrij kur vjen topi në kuadrat. Është më lehtë të shënosh gola kur e fitojmë topin dhe lëvizim aq shpejt në sulm. Çfarë kuptimi ka ta fitosh topin dhe ta mbaj?”, ka thënë Lampard.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...