Carvalho: Është më lehtë të luaj për Realin

dardanmiftari | Monday, September 20, 2010 | 0 Komente

Mbrojtësi i Real Madridit, Ricardo Carvalho, duke folur për transferimin e tij në Spanjë nga Chelsea, ka thënë se ai e ka më të lehtë të luajë te gjiganti spanjoll.
“Kur kam shkuar te Chelsea ishte më vështirë për mua aso kohe se sa që erdha tash këtu. Jam rritur në Portugali dhe futbolli atje është i ngjashëm me futbollin në Spanjë. Mendoj se është shumë më vështirë të luash në Ligën Premier”.
“Lojtarët janë fizikisht më të fuqishëm në Angli. Në këtë kuptim, është më vështirë të luash për Chelsean se sa për Madridin. Dhe të luaj atje vërtet më ka përmirësuar si lojtar. Kam pasur gjashtë vite të lumtura te Chelsea”, ka thënë portugezi në një intervistë për Goal.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...