Guardiola: Atletico mund ta mposhtë Realin

dardanmiftari | Monday, September 20, 2010 | 0 Komente

Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola, ka thënë pas fitores së mbrëmshme ndaj Atletico Madrid, se ky ekip mund të luftojë edhe për titullin e La Liga.
“Nëse ata gjithmonë e tregojnë këtë agresivitet, ata janë të aftë të mposhtin çdokënd, madje edhe Real Madridin. Nëse ata e mbajnë këtë rritëm gjatë gjithë vitit, madje mund të jenë kandidatë për titull”.
“Ne kemi treguar se si mund të luajmë dhe me këta lojtarë ne mund të shkojmë deri atje ku nuk ka shkruar askush më parë. Ne vetëm luajmë, luajmë dhe luajmë. Nëse do të kishim fituar 1-5 nuk do të kishte pasur dallim, ne luajtëm në mënyrë fantastike”, ka thënë Guardiola.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...