Diego në dyshim për Hamburgun

dardanmiftari | Monday, September 20, 2010 | 0 Komente

Wolfsburgu do të duhet të bëjë pa shërbimet e brazilianit të transferuar këtë edicion, Diego, pasi ky i fundit pësoi një lëndim në fitoren prej 2-0 kundër Hannoverit.
Ish-mesfushori i Juventusit u largua nga ndeshja në minutën e 66-të, ndërsa menjëherë pas u dërgua në spital për të bërë një CT, që rezultoi se kishte lënduar brinjët, mirëpo nuk kishte asgjë të thyer.
Braziliani i ka thënë faqes zyrtare të Wolfsburgut se tash për tash ndjen dhimbje të madhe, mirëpo nuk është i sigurt nëse do të jetë ose jo në gjendje të luajë kundër Hamburgut të mërkurën.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...