Messi mungon vetëm dhjetë ditë
Lionel Messi pritet të kthehet në aksion pas më pak se dhjetë ditësh, pas lëndimit që pësoi në një përplasje me mbrojtësin e Atletico Madridit, Tomas Ujfalusi.
Lojtari çek e lëndoi argjentinasin në kohën shtesë në takimin e të dielës mbrëma në Vicente Calderon, me ç’rast Messi pësoi një dëmtim të nyjës, e cila përnjëherë filloi të ënjtet, duke e detyruar 23-vjeçarin të largohet nga fusha.
Fillimisht u mendua se Messi do të mungojë dy javë, mirëpo pas ekzaminimeve të gjata mjekësore mëngjesin e të hënës, mjekët konfirmuan se ai ka dëmtuar ligamentin dhe se do të jetë i gatshëm në ndeshjen e javës së ardhshme kundër Rubin Kazanit në Ligën e Kampionëve, porse do të mungojë në dy takimet e radhës në La Liga (në mesjavë kundër Sporting Gijonit dhe në fundjavë ndaj Athletic Bilbaos).
Category: Futboll
0 Komente