Edhe Bologna ndal Romën

dardanmiftari | Sunday, September 19, 2010 | 0 Komente

Marco Boriello feston golin e parë në fanellën e Romës Roma edhe zyrtarisht është në krizë të thellë, pasi që nuk ka arritur që të mbajë epërsinë prej dy golave ndaj Bolognas, në sfidën e zhvilluar në Olimpico të Torinos, e cila përfundoi me rezultat 2-2.
Roma filloi mirë takimin, kur Marco Boriello (7’), iu gëzua golit të tij të parë në fanellën Giallorose. Matteo Rubin realizoi autgol (59’), për të dyfishuar kështu epërsinë e romakëve.
Kur të gjithë menduan se Roma iu rikthye fitoreve, kështu nuk mendoi Marco Di Vaio, që realizoi dy herë (78’ dhe 90’), për të dëshpëruar mijëra tifozë të Romës dhe bastegjinjtë anëembanë globit.
Në ndeshjen tjetër, Genoa barazoi me Parmën në transfertë me rezultat 1-1.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...