Udinese digjet nga Juventusi

dardanmiftari | Sunday, September 19, 2010 | 0 Komente

Claudio Marchisio Udinese ka pësuar humbje të lartë nga Juventusi në Friulli me rezultat 4-0, me Bianconerët që rikthehen fuqishëm në skenën e futbollit italian.
Juventusi shkeli Udinesen në të gjitha aspektet dhe goleadën e hapi transferi i ri, Leonardo Bonucci, i cili realizoi pas një tollovie në zonë (18’). Për 2-0 u përkujdes Fabio Quagliarella (24’), që shfrytëzoi një harkim preciz të transferit të ri, anësorit serb Milos Krasic.
Ishte përsëri Krasic ai që vazhdoi me kërdinë në krahun e djathtë dhe që asistoi për mrekulli për Claudio Marchision, që tundi rrjetën për herë të tretë me një vollej (43’).
Ndeshja tashmë kishte përfunduar në pjesën e parë, por nuk la pa folur as Vincenzo Iaquinta, që me një goditje të fortë arriti ta vulosë kapitulimin e Udineses para tifozëve vendas (77’).
Juventusi me këtë fitore ngjitet në pozitën e nëntë me katër pikë, por me rëndësi është që Bianconerët kanë rigjetur veten me zakonin e vjetër – fitoret. Udinese ende është a pikë edhe pas javës së tretë.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...