Eurogola në eurobarazim

dardanmiftari | Thursday, September 30, 2010 | 0 Komente

Alessandro Del Piero Manchester City dhe Juventusi kanë ndarë pikët në ndeshjen kryesore të xhiros së dytë të Europa League, e cila u zhvillua në Stadiumin e Qytetit të Mançesterit.
Loja nga fillimi ishte tejet dinamike, me lëvizshmëri të madhe të topit dhe me një dominim të lehtë të Juventusit në start.
Dominimi i Juventusit shpaguhet shumë shpejt. Pas një rasti ideal të lëshuar nga Vincenzo Iaquinta, ishte pikërisht sulmuesi italian që me një goditje fantastike nga më se 30 metra shënoi eurogol fantastik në këndin e poshtëm të portës së portierit Joe Hart, për 1-0 dhe epërsinë e Bianconerëve (11’). Që nga ky moment, Juventusi zbrapset. Manchester City e mori lojën në dorë, duke e kontrolluar atë në mesfushë. Pas një pasimi maestral të Yaya Toures, ishte Adam Johnson ai që në mënyrë fenomenale u lirua, duke lënë në gjumë vijën e mbrojtjes Bianconere, për të shënuar me lehtësi gol (37’) në portën e Manninger, për 1-1.
Në vazhdim City e dominoi lojën, por nuk e gjeti portën, duke lejuar që ndeshja të përfundonte me barazim 1-1. Pas xhiros së dytë, Lech e kryeson grupin me 4 pikë pas fitores ndaj Salzburg, me pikë të njëjta me Cityn, që është në pozitën e dytë. Juventusi gjendet në pozitën e tretë me dy pikë.
Nga ndeshjet tjera veçojmë barazimin e Atletico Madridit në Vicente Calderon me Leverkusenin me rezultat 1-1 dhe fitoren në sekondat e fundit të Hajdukut të Splitit ndaj Anderlechtit.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...