Del Piero: Do të rikthehemi duke filluar nga e shtuna
Ikona e Zonjës së Vjetër, Alessandro Del Piero, beson se skuadra e tij do të reagojë në mënyrën më të mirë për të tejkaluar momentin e keq, pikërisht të shtunën mbrëma në ‘derby d'Italia’ kundër Interit.
“Juve-Inter? Është një javë e vështirë për ne, nuk kemi pse ta fshehim, sepse duhet të ndeshemi me Interin dhe pastaj në Ligën e Kampionëve (kundër Bayern Munichut)”. “Duhet të dalim nga ky moment i vështirë në përputhshmëri me punën e madhe dhe me përparimet”. “Ka pasur momente të këqija për të gjithë te Juventusi. Më i keqi ishte para disa vitesh (Calciopoli), arritëm ta tejkalonim atë, dhe mund ta tejkalojmë edhe këtë”. “Është përgjegjësi e të gjithëve, edhe e lojtarëve, sepse ne jemi ata që dalim në fushë. Ne duhet të reagojmë. Kemi folur për këtë gjë dhe dëshirojmë të dalim nga ky moment delikat, duke shpresuar që nga e shtuna”, ka thënë Del Piero për Sky Sport Italia, duke shtuar se ende shpreson që të luajë në Kampionatin Botëror me Italinë.
Category: Futboll
0 Komente