Fillim i furishëm i Chelsea
Skuadra e Chelseat ka shënuar fitore të lehtë prej 4-1 përballë ekipit sllovak Zilina.
Michael Essien filloi serinë e golave (13’), për t’u ndjekur me dy gola të njëpasnjëshëm të Nicolas Anelkas (24’ dhe 28’), i cili vendosi rezultatin përfundimtar të pjesës së parë.
Me të filluar pjesa e dytë (48’), Daniel Sturridge shënoi edhe golin e katërt për Blutë, ndërsa golin e nderit për vendasit e realizoi Tomas Oravec (55’).
Ndeshja tjetër e Grupit F, ndërmjet Marseille dhe Spartak Moskës, i ka takuar ekipit rus që shënoi fitore minimale prej 1-0, ndërsa njeriu tragjik ishte Cesar Azpilicueta, i cili shënoi autogol (82’).
Category: Futboll
0 Komente