Bayerni mposht Romën

dardanmiftari | Wednesday, September 15, 2010 | 0 Komente

Golashënuesi i parë i Bayernit, Thomas Mueller (majtas). Bayern Munichu e ka mposhtur Romën me rezultat prej 2-0 në njërën nga ndeshjet kryesore të xhiros së parë të fazës grupore të Ligës së Kampionëve.
Goli i epërsisë për bavarezët erdhi në minutën e 79-të kur pas një asistimi të Daniel van Buyten, Thomas Mueller mposhti portierin Julio Sergio.
Fitoren e vendasve e vulosi Miroslav Klose me golin e dytë (83’), duke vendosur edhe rezultatin përfundimtar të takimit.
Ndeshja tjetër e Grupit E, ndërmjet CFR Cluj dhe Basel, i ka takuar skuadrës rumune, e cila fitoi me rezultat 2-1.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...