Milani dhe Reali nisin me fitore

dardanmiftari | Wednesday, September 15, 2010 | 0 Komente

Sulmuesi i Milanit, Zlatan Ibrahimovic Milani dhe Real Madridi kanë regjistruar fitoret e para në fazën grupore të Ligës së Kampionëve duke mposhtur kundërshtarët e tyre respektivë, Auxerre dhe Ajax me rezultate identike prej 2-0.
Zlatan Ibrahimovic ishte lojtari kryesor i Milanit në debutimin e tij në Ligën e Kampionëve me fanellën kuqezi duke shënuar dy gola (66’ dhe 69’), pas asistimeve të Boateng dhe Ronaldinho.
Nga ana tjetër, përkundër dominimit dhe rasteve, Los Blancos nuk arritën të shënojnë më shumë se dy gola në takimin e zhvilluar kundër Ajaxit në Santiago Bernabeu.
Goli i parë erdhi kur pas një krosimi nga këndi të Xabi Alonsos, nga rrëmuja e krijuar Vurnon Anita (31’) shënon në portën e gabuar.
Higuain ishte realizuesi i golit të dytë (73’), ndërsa këtë radhë punën e kreu Mesut Ozil.
Pas këtyre fitoreve, Rossonerët dhe Los Merengues kryesojnë në Grupin G me nga tre pikë, derisa kundërshtarët e tyre do të kërkojnë pikë në takimet e radhës.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...