Topçinjtë shkelin Bragën
Nga tre gola të shënuara në secilën pjesë i kanë dhënë fitoren e thellë prej 6-0 Arsenalit në takimin e parë të sezonit të Ligës së Kampionëve përballë portugezëve të Braga, ndeshje kjo e zhvilluar në Emirates Stadium.
Djelmoshat e trajnerit Arsene Wenger kaluan në avantazh të trefishtë që në pjesën e parë të ndeshjes. Pas vetëm tetë minutash lojë, përforcimi i verës për Arsenalin, Marouane Chamack, faulohet në zonën e rreptësisë nga portieri mysafir Felipe, duke fituar një penalti, e cila u shndërrua në gol nga kapiteni Cesc Fabregas. Pas gjysmë ore lojë, Andrei Arshavin dyfishoi epërsinë për vendasit me Fabregas si asistues. Nuk zgjati shumë dhe Topçinjtë gjetën edhe njëherë portën dhe kësaj here në listë u shënua Chamack, pas një bashkëveprimi të mirë me Jack Wilshare (34’).
Pjesa e dytë solli po aq gola dhe spektakël sa edhe e para. Ishte përsëri Fabregas që hapi serinë e golave të pjesës së dytë, po pas tetë minutash lojë në këtë pjesë, falë një asistimi të Arshavin.
Carlos Vela u fut në lojë si zëvendësues dhe arriti të gjejë dy herë portën kundërshtare (69’ dhe 84’), duke vulosur kështu fitoren e thellë të Arsenalit.
Në ndeshjen tjetër të grupit E, kampioni i Rumanisë, Cluj, ka shënuar fitore me rezultat 2-1 ndaj kampionit të Zvicrës, Basel.

Category: Futboll
0 Komente