Giuly: Ky është sezoni im i fundit me PSG-në

dardanmiftari | Wednesday, September 15, 2010 | 0 Komente

Sulmuesi veteran Ludovic Giuly ka deklaruar se ky sezon do të jetë i fundit për të me Paris Saint-Germain, duke paralajmëruar që pas dy tre sezonesh mund të pensionohet nga futbolli aktiv.
Ish-lojtari i Monacos, Barcelonës dhe Romës ka thënë për radion RMC, se ai nuk planifikon ta vazhdojë kontratën, e cila i skadon në fund të sezonit, porse do t’i japë fund me ‘parisienët’.
“Ky është sezoni im i fundit në Paris. Do të mundohem të kënaqem dhe të mos pendohem për asgjë. Ajo që është e rëndësishme më vonë në një karrierë është të jetosh me kokën lartë”, është shprehur 34-vjeçari.
Megjithatë, ai nuk ka thënë se do ta përfundojë karrierën në fund të këtij sezoni, porse e ka bërë të qartë se në ditët e sotme mund të luash deri në moshën 35 apo 36 vjeçare.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...