Mascherano: Duhet të ruhem nga kartonët
Mesfushori i Barcelonës, Javier Mascherano, beson se ai nuk do të ketë problem t’i adaptohet futbollit spanjoll dhe tashmë po përshtatet me jetën në Primera Division.
“Nuk jam i shqetësuar, por duhet të jem i kujdesshëm të mos marr kartonë pas 20 minutash, pasi kjo ndikon në pjesën tjetër të lojës. Duhet të adaptohem, pasi kam kaluar shumë kohë në një ligë tolerante në kuptim të kontaktit fizik, dhe ndonjëherë harroni kur luftoni për top dhe duhet ta ndërpres këtë”.
“Por dua ta bëj të qartë se nuk kam qenë cak i arbitrave këtu, vetëm se futbolli këtu është ë ndryshe. Guardiola dëshiron që unë të luajë më shumë me top, pasi ndryshe nga futbolli anglez, mesfushorët defanziv luajnë rolin e tyre në përcjelljen e topin përpara. Ai gjithmonë më thotë për t’u pozicionuar dhe ta bëj veten të lirë, dhe ku duhet të jem kur ne bëjmë presion ndaj kundërshtarit”.
“Por vërtet nuk ka shumë dallime nga ajo çfarë gjithmonë kam bërë. Është pak a shumë e njëjta gjë, vetëm se duhet të luani një rol më të madh në lëvizjet konstruktive”, ka thënë Mascherano.
Category: Futboll
0 Komente