Ronaldinho: Berlusconi është si baba për mua
Ylli i Milanit, Ronaldinho, ka lavdëruar pronarin e klubit, Silvio Berlusconi, duke thënë se Kryeministri Italian është si baba i tij dhe ka treguar shumë besim në aftësitë e tij.
Bosi i Milanit solli mesfushorin në San Siro në vitin 2008 për një shumë prej rreth 18.5 milionë eurosh, dhe braziliani dëshiron ta shpërblejë këtë besim.
“Ai është si prind. Si një vëlla i madh, si baba. E di se mund të llogaris në të. Ne kemi një raport të shkëlqyeshëm. Unë kam besim të plotë te ai dhe unë e kam besimin e tij. Nëse kam nevojë për diçka, i telefonoj atij”, ka thënë Ronaldinho për L’Equipe.
Category: Futboll
0 Komente