Nerazzurrët dhe Spursat shkelin kundërshtarët
Skuadra e Interit ka shënuar fitore të lartë prej 4-0 kundër Werder Bremenit në takimin e xhiros së dytë të Ligës së Kampionëve në kuadër të Grupit A.
Nerazzurrët i dhanë fund takimit që në pjesën e parë duke realizuar tre gola, ndërsa më meritori për këtë avantazh ishte Samuel Eto’o.
Eto’o e shënoi golin e parë në minutën e 22-të pas një asistimi të Esteban Cambiassos, ndërsa pesë minuta më vonë dyfishoi rezultatin me ndihmën e Lucios.
Kamerunasi ishte i përfshirë edhe në golin e tretë, por këtë radhë në rolin e asistuesit, pasi që realizues ishte Wesley Sneijder (34’).
Super-Eto’o kompletoi het-trikun e tij në minutën e 81-të kur Sneijder ia ktheu shërbimin. Në takimin tjetër të Grupit A, Tottenhami e ka mposhtur Twenten me rezultat 4-1.
Pjesa e parë përfundoi pa gola, ndërsa Rafael van der Vaart dështoi të realizonte nga pika e bardhë (41’). Holandezi e përmirësoi gabimin e tij në minutat e para të pjesës së dytë (47’), kur pas një asistimi të Peter Crouch kaloi vendasit në epërsi.
Një tjetër penallti për Spursat e ekzekutoi Roman Pavlyuchenko, i cili ngriti epërsinë në 2-0 (50’).
Mysafirët nga Holanda ngushtuan epërsinë përmes Nacer Chadli (56’), mirëpo Pavlyuchenko realizoi sërish nga pika e bardhë (64’), edhe pse tre minuta më parë anglezët mbetën me një lojtar më pak (pas përjashtimit të Van der Vaart me kartonin e dytë të verdhë).
Mungesa e një lojtari në fushë nuk u vërejt aspak te Tottenhami duke qenë se Spursat arritën të realizojnë edhe golin e katërt përmes Gareth Bale (86’
Category: Futboll
0 Komente