Villa shpëton Barcelonën
David Villa shpëtoi Barcelonën nga turpi që e priste në Rusi, pasi që Blaugranët mezi arritën të nxjerrin një barazim 1-1 në udhëtimin e vështirë në Rusi.
Ishte David Villa ai që i pari e goditi shtyllën (12’), për ta gjallëruar ndeshjen. Pas një ndërhyrjeje të Daniel Alves ndaj Vitali Kaleshinit brenda zonës, ishte Christian Noboa (30’), ai që realizoi për 1-0 nga pika e bardhë.
Barcelona filloi mirë pjesën e dytë, me disa raste të pashfrytëzuara. Sidoqoftë, një ndërhyrje e Lasha Salukvadzes bëri që Andres Iniesta të rrëzohej në zonë dhe të akordohej penalti (60’). I saktë nga penaltia ishte David Villa.
Me t’u barazuar rezultati në 1-1, u inkuadrua futbollisti më i mirë në botë, Lionel Messi. Messi u përpoq mjaft, por Barcelona nuk arriti të bëjë asgjë. Madje Rubin Kazan ka mundur edhe të shënojë fitore, kur Obafemi Martins lëshoi një mundësi të qind për qindt në minutën e 87-të. Nga ana tjetër, Kopenhaga turpëroi Panathinaikosin në transfertë, të cilën e mposhti me rezultat 2-0. N’Doye kaloi në epërsi danezët (28’), ndërsa Vingaard përshëndeti grekët me një gol fenomenal nga gjuajtja e lirë (37’) për 2-0.
Pas dy xhirove të luajtura është Kopenhaga ajo që kryeson në Grupin D me gjashtë pikë. Barcelona është në pozitën e dytë me katër pikë, kurse Rubin Kazan i treti me një pikë të vetme. Panathinaikos është pa pikë.

Category: Futboll
0 Komente