Petrov: Nuk i besohet Cityt

dardanmiftari | Friday, September 03, 2010 | 0 Komente

Sulmuesi i Boltonit, Martin Petrov, ka sulmuar ish-klubin e tij, Manchester Cityn, duke thënë se City nuk ka shpirt të bashkuar ekipor.
“Për momentin, te City njerëzit po bëhen më të këqinj se të mirë. Marrëdhëniet njerëzore janë humbur dhe besimi është humbur gjithashtu. Në kësolloj situatash, futbollistët hyjnë në fushë si milionerë dhe nuk janë ekip në fushë”.
“A më mungon City? Njëqind përqind jo, nuk më mungon City. Nëse do të pranoja ofertën e tyre njëvjeçare, tani do të isha i huazuar te ndonjë klub tjetër. Te City, asgjë nuk është e qartë. Ekipet kërkojnë të kenë identitet”, ka thënë Petrov për The Sun.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...