Amauri: Interi nuk është i pamposhtshëm

dardanmiftari | Friday, October 01, 2010 | 0 Komente

Sulmuesi i Juventusit, Amauri, ka thënë se ndeshja ndaj Interit, që zhvillohet të dielën, është një sfidë e cila mund të fitohet nga Bianconerët.
“Interi? Presidenti ynë ka ftuar tifozët që të mbesin të qetë dhe kjo është në rregull, për shkak se është një ndeshje e cila ndjehet thellësisht nga një publik i gjerë. Shpresojmë të luajmë mirë në derbi d’Italia, por ne e dimë se Interi është shumë i fortë”.
“Ata kanë një trajner të madh në Rafa Benitezin dhe ata luajtën mirë edhe në Ligën e Kampionëve. Por, ata nuk janë të pamposhtshëm. Unë do të bëj gjithçka për të luajtur, është një ndeshje të cilën nuk dua ta humbas”, u shpreh Amauri për Juventus Channel.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...