Collina: Kurrë nuk jam vënë nën presion

dardanmiftari | Friday, October 01, 2010 | 0 Komente

Ish-gjyqtari më i mirë në botë, Pierluigi Collina, ka thënë në seancën dëgjimore për rastin e hetimit të Calciopolit në Napoli, se ai kurrë nuk ka rënë nën ndikimin e planifikuesve të gjyqtarëve.
Collina tha se kurrë nuk ishte vënë nën presion për ndikim në rezultatet e ndeshjeve mes vitit 2004 dhe 2006, përderisa ekipi i Luciano Moggit ftoi një numër të dëshmitarëve për rastin në fjalë.
“Unë kurrë nuk kam pranuar ndonjë presion nga planifikuesit në favor të Fiorentinës”, i tha Collina gjykatës në lidhje me barazimin e Juves prej 3-3 ndaj Fiorentinës.
“Kishte ndonjë problem me golin apo jogolin e Cannavaros? Po, asistenti më tha se topi kurrë nuk e kaloi vijën fatale, ndërsa loja vazhdoi. Më kujtohet trajneri i Juventusit, Fabio Capello i cili tha se topi e kaloi vijën, por unë e shikova edhe njëherë pas ndeshjes dhe nuk e di nëse ai ishte gol. Varet se si e shikoni”, përfundoi Collina.
Në ndërkohë, edhe Federata Italiane e Futbollit (FIGC), ka filluar sot edhe zyrtarisht hetimet e saja të pavarura në lidhje me provat e ofruara nga mbrojtja e Moggit, për titujt e marrë nga Interi. Është shumë e mundur që rezultati i këtyre hetimeve të prekë skuadrën Nerazzure, nëse provat janë të vërteta.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...