De Gea: Pse të largohem nga Atletico

dardanmiftari | Friday, October 01, 2010 | 0 Komente

Portieri i Atletico Madridit, David De Gea, ka mohuar spekulimet që e lidhnin atë me një kalim te Manchester United, pasi që thotë se është mjaft i lumtur në Vicente Calderon.
“Më pëlqen që klube të mëdha janë të interesuara për mua, por unë jam shumë i lumtur këtu. Nëse jeni të lumtur te një klub, atëherë pse ta ndërroni”.
“Dua të vazhdoj të ngritem këtu. Unë kam ende edhe shumë gjëra për të bërë. Më pëlqen të luaj në këto ngjyra dhe dua të kënaqem me momentet sikur këto që i kam tani, ndërsa dua t’u ndihmoj bashkëlojtarëve sa më shumë që është e mundur. Unë dua të kaloj sa më shumë vite këtu”, deklaroi De Gea.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...