Ancelotti: Nuk luajtëm mirë

dardanmiftari | Sunday, October 24, 2010 | 0 Komente

Menaxheri i Chelseat, Carlo Ancelotti, është shprehur i kënaqur me fitoren dhe tri pikët e reja të cilat e shohin Chelsean në pozitën e parë, me pesë pikë më shumë se Manchester City që sot takohet me Arsenalin në derbin e kësaj jave.
“Mendoj se ishte ndeshje e vështirë. Ne nuk luajtëm mirë, dhe kishte situata në pjesën e parë kur ne morëm shumë goditja nga distanca. Para golit të dytë ne kemi pasur shumë raste për ta përfunduar ndeshjen, por ne nuk luajtëm mirë”.
“Pozita jonë në kampionat është shumë e mirë, ne morëm të gjitha rezultatet e pritura. Ishte një javë e vështirë kjo, pas udhëtimit në Moskë, kështu që nuk ishim në 100 përqindëshin tonë këtë javë. Është rezultat me rëndësi ky, është gjithashtu me rëndësi të fitosh kur nuk je plotësisht i gatshëm”, deklaroi ‘Carlito’.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...