Redknapp i kënaqur me ekipin e tij

dardanmiftari | Sunday, October 24, 2010 | 0 Komente

Harry Redknapp ka lëvduar shpirtin luftarak të ekipit të tij ndaj Evertonit, në barazimin prej 1-1 të Tottenhamit në White Hart Lane.
“Evertoni është skuadër e mirë, kurrë nuk është e lehtë të luash ndaj Evertonit. Ne kemi pasur rastet më të mira, por e kemi ditur se do të ishte e vështirë, pas javës së vështirë në Ligën e Kampionëve”.
“Por, unë nuk mund të fajësoj impenjimin e lojtarëve, ne punuam shumë. Neve vetëm na është nevojitur pak pushim, por ai nuk erdhi. Të kthehemi nga rezultati 1-0 tregon karakter. Ne jemi prapa, por kthehemi përsëri, ne kurrë nuk dorëzohemi”, u shpreh Redknapp.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...