Mourinho: Do të vdes nëse humbasim sikurse ndaj Alcorconit

dardanmiftari | Sunday, October 24, 2010 | 0 Komente

Jose Mourinho, trajneri i Real Madridit, ka thënë se ai do ta vriste veten po që se skuadra e tij do të humbiste nga Real Murcia, ashtu sikurse ndaj Alcorconit një vit më parë.
“Nëse ndodh e njëjta gjë sikurse që ndodhi ndaj Alcorconit vitin e kaluar, atëherë ju thërras që lirisht të më ekzekutoni, pasi që më me dëshirë vdes se sa të mposhtem nga skuadra të tilla si Real Murcia”, theksoi Mou.
Mourinho e përfundoi deklaratën e tij duke ulur entuziazmin pasi djegi Santanderin.
“Fitoret do të vijnë edhe me 1-0, por do të ketë raste kur ndeshja është pa gola dhe mund edhe ta humbisni atë. Në këto situata, pas një humbje është e natyrshme që të fitojmë. Ndeshja ndaj Milanit ishte vendimtare në lojën tonë fantastike ndaj Racingut”, ka thënë Mou.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...