Alonso merr kreun

dardanmiftari | Sunday, October 24, 2010 | 0 Komente

Piloti i Ferrarit, Fernando Alonso, ka triumfuar në garën për Çmimin e Madh të Koresë së Jugut në Formula 1, duke marr edhe kreun e klasifikimit për pilotë.
Alonso ka dalë para pilotit të McLarenit, Lewis Hamilton, ndërsa i treti u rendit ngasësi tjetër i Ferrarit, Felipe Massa.
Reshjet e shiut bënë që kjo garë të shoqërohet me incidente të shumta që detyruan disa pilotë të dalin nga pista, ndërkohë që Sebastian Vettel u largua pas një defekti në motorin e makinës nëntë xhiro pa përfunduar gara, ndërsa deri atëherë ai kryesonte garën.
Me fitoren e të dielës, Hamilton ka marrë kreun e klasifikimit të pilotëve me 231 pikë, ndërsa ndiqet nga Mark Webber (Red Bull) me 220 pikë dhe Lewis Hamilton (McLaren) me 210 pikë.
Klasifikimit të konstruktorëve i prin Red Bulli me 426 pikë, ndërsa McLareni me 399 pikë dhe Ferrari me 374 pikë, zënë vendin e dytë, respektivisht të tretë.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...