United pas Sneijder e Dzekos

dardanmiftari | Sunday, October 24, 2010 | 0 Komente

Manchester United dëshiron që të transferojë mesfushorin e Interit, Wesley Sneijder dhe sulmuesin e Wolfsburgut, Edin Dzeko, njofton Daily Star.
Ferguson ka 50 milionë funte të gatshme për t’i shpenzuar nga familja Glazer, ndërsa mendohet se ai do t’i ‘tretë’ ato në oferta për Sneijderin që shihet si zëvëndësues ideal i Paul Scholes.
Nga ana tjetër, për Dzekon nuk ka nevojë të flitet shumë, pasi që vetëm 61 golat në 102 ndeshje për Wolfsburgun flasin më shumë për sulmuesin boshnjak, i cili poashtu shënoi gol të bukur me kokë ndaj Unitedit në Old Trafford sezonin e kaluar.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...