Lescott: Arsenali nuk i njeh titujt

dardanmiftari | Sunday, October 24, 2010 | 0 Komente

Mbrojtësi i Manchester Cityt, Joleon Lescott, ka nxehur atmosferën para takimit ndaj Arsenalit, duke thënë se lojtarët e Cityt të cilët janë mësuar të fitojnë tituj, do t’u ndihmojnë ‘qytetarëve’ përballë lojtarëve të Arsenalit, të cilët nuk dijnë se ç’farë janë titujt.
“Do të na ndihmoj fakti qe kemi lojtarë të cilët janë të dëshmuar si fitues. Ju shihni në ndeshjet e mëdha se çfarë ndikimi të madh kanë lojtarët me përvojë. Dikush si Patrick Vieira që ka fituar aq shumë tituj në Angli dhe Itali. Edhe nëse ai nuk po starton nëpër ndeshje, ai është në vendin e duhur për të na e dhënë përvojën e tij”.
“Është një situatë më ndryshe se kur isha te Evertoni. Ata kanë shumë cilësi në skuadër, por ata nuk kanë përvojën e të fituarit të titujve. Roberto Mancini është gjithashtu një fitues i madh”, precizoi Lescott.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...