Baseli turpëron Romën, Bayerni fiton

dardanmiftari | Tuesday, October 19, 2010 | 0 Komente

Muller dhe Schweini festojnë golin e dytë Roma ka pësuar humbje të rëndë nga Baseli në Olimpico me rezultat 3-1, ndërsa Bayerni ka vazhduar formën e lartë me fitoren e tretë në Ligën e Kampionëve, ndaj Clujit me rezultat 3-2.
Pas një depërtimi të Xherdan Shaqirit, topi i harkuar në zonë nga kosovari prek Marko Strellerin, i cili e vazhdoi topin te Alexander Frei (12’), që realizoi gol të bukur për 1-0. Marco Boriello barazoi rezultatin në 1-1 (21’), kurse në 2-1 pas pjesës së parë për Baselin rezultatin e vendosi Samuel Inkoom (43’).
Në pjesën e dytë Roma dominoi me raste, por në fund ishte Cabral ai që pasi kaloi dy lojtarë arriti të shënonte për 3-1 dhe futjen edhe më thellë të romakëve në krizë.
Bayerni nga ana tjetër u desht që të rikthehej nga dizavantazhi, pas golit të shënuar nga Cadu (28’). Megjithatë, ishte pikërisht futbollisti mysafir i Cluj, Cadu, ai që realizoi autogol (32’), për 1-1. Vetëm pesë minuta më vonë (37’), ishte Cristian Panin ai që e kaloi Bayernin në epërsi. Ishin këta dy gola të shpejtë brenda pesë minutave të shënuar nga bavarezët.
Në pjesën e dytë u formalizua fitorja e Bayernit, me anë të golit të sulmuesit në top formë, Mario Gomez (77’), ndërsa për golin e dytë të Cluj dhe rezultatin 3-2 u përkujdes Emmanuel Culio (86’).
Bayerni e sheh veten në vendin e parë me nëntë pikë pas tre ndeshjeve në Grupin E, ndërsa Baseli, Cluj dhe Roma kanë nga tri pikë pas tri ndeshjeve, duke lënë kështu gjithçka të hapur sa i përket kualifikimit në këtë grup.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...