Arsenali ‘edukon’ Shakhtarin

dardanmiftari | Tuesday, October 19, 2010 | 0 Komente

Nasri dhe Fabregas festojnë pas realizimit të golit të dytë Arsenali ka arritur që të dërrmojë Shakhtarin në duelin e zhvilluar në Emirates, i cili përfundoi me rezultat 5-1 për vendasit, ndërsa nga ana tjetër Braga diskualifikoi nga gara më prestigjioze evropiane Partizanin.
Serinë e golave për Arsenalin e hapi Alexander Song, ndërsa Djourou e përgatiti golin që zhbllokoi rezultatin (19’). Në fund të pjesës së parë (42’), Samir Nasri shënoi golin e dytë për Arsenalin në këtë takim, tani me asistimin e Song.
Në pjesën e dytë, Topçinjt vetëm sa e finalizuan dërrmimin. Cesc Fabregas iu rikthye golave pas një ore lojë (60’), kur realizoi nga pika e bardhë, kurse talenti Jack Wilshere (66’) vetëm sa e shtoi turpin për mysafirët nga Ukraina.
Dhe, goditjen përfundimtare kundërshtarëve ua dha Marouane Chamakh (69’), që realizoi pas asistimit të Samir Nasrit. Golin e nderit për mysafirët e realizoi ish-sulmuesi i Arsenalit, Eduardo (82’).
Bragës nga ana tjetër i mjaftuan golat e shënuar nga Lima (35’) dhe Matheus (90’), për të diskualifikuar nga Grupi H i Ligës së Kampionëve skuadrën serbe Partizan, që nuk arriti të fitonte as një pikë të vetme.
Arsenali ka nëntë pikë pas tri ndeshjeve të zhvilluara në Grupin H, ndërsa Shakhtari mbetet me vetëm gjashtë. Braga ka tri pikë pas fitores ndaj Partizanit në pozitën e tretë.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...