Milani përkulet para Mbretërve

dardanmiftari | Tuesday, October 19, 2010 | 0 Komente

Festa e Merengues Real Madridi ka dalë fitues i ndeshjes kryesore të xhiros së tretë të fazës grupore të Ligës së Kampionëve duke e mposhtur Milanin me rezultat 2-0. Los Blancos e filluan furishëm takimin e vlefshëm për Grupin G, duke realizuar dy gola të shpejtë për t’i dhënë fund dilemës për fituesin që në pjesën e parë.
Njeriu kryesor i vendasve, Cristiano Ronaldo, gjeti një hapësirë ndërmjet ‘murit të gjallë’ për të mposhtur portierin Amelia nga gjuajtja e lirë (13’).Ronaldo ishte meritor edhe për golin e dytë të Realit, pasi që ishte pikërisht portugezi që pasoi te Mesut Ozil dhe ky i fundit me ndihmën e Boneras e plasoi topin në rrjet (14’).
Pas golit të dytë të shënuar, Los Merengues thuajse humbën motivacionin për lojë, ndërsa ishte ky moment i ndritshëm për skuadrën mysafire, e cila përkundër rasteve nuk arriti të ndryshojë diçka në rezultat.
Në pjesën e dytë, Mbretërit sërish luajtën më mirë, mirëpo nuk i shfrytëzuan rastet e shumta që patën. Përderisa Rossonerët në momente të caktuara shkaktonin presion, por të pasuksesshëm.
Takimi tjetër i Grupit G, ndërmjet Ajaxit dhe Auxerre, ka përfunduar me fitoren e holandezëve me rezultat 2-1.
Pas xhiros së tretë, Reali prin me nëntë pikë, i ndjekur nga Milani dhe Ajaxi që kanë nga katër pikë.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...