Benitez i kënaqur me lojën kundër Genoas

dardanmiftari | Saturday, October 30, 2010 | 0 Komente

Menaxheri i Interit, Rafa Benitez, është shprehur i kënaqur nga loja dhe fitorja e mbrëmshme ndaj Genoas.
Nerazzurrët shënuan fitore 1-0 në Marassi, falë golit të vetëm të shënuar nga Sulley Ali Muntari. Benitez thotë se ai është i kënaqur me paraqitjen e Interit në këtë takim.
“Ekipi luajti mirë kundër një kundërshtari me karakter të vërtetë. Kundër një ekipi shumë sulmues ne kishim posedimin dhe në pjesën e dytë kishim shanse më të mira, por po ashtu është e rëndësishme të dimë se si t’i kontrollojmë ndeshjet e tilla”.
“Ne luajtëm një ndeshje normale dhe luajtëm futboll. Nuk mendoj se dikush mund të thotë diçka kundër nesh”, ka thënë Benitez.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...