Mascherano: Ishte koha e duhur për t’u larguar nga Liverpooli

dardanmiftari | Saturday, October 30, 2010 | 0 Komente

Mesfushori i Barcelonës, Javier Mascherano, thotë se ishte koha e duhur që ai të largohej nga Liverpooli.
Mascherano u largua nga Anfield këtë verë, duke u transferuar te gjiganti spanjoll, pavarësisht se trajneri Roy Hodgson dëshironte ta mbante atë në klub.
“Nuk është lehtë të largohesh nga një ekip kur keni qenë atje për gati katër vite. Njerëzit dhe fansat në Liverpool më kanë trajtuar mirë. Nuk mund të them asgjë kundër tyre. Por, edhe pse ishte vështirë, e dija se koha ime atje kishte kaluar. Kishte përfunduar. Duhej të largohesha”, ka thënë Mascherano.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...