Bombardon Reali

dardanmiftari | Sunday, October 03, 2010 | 0 Komente

Festa e lojtarëve të Realit. Real Madridi ka arritur që ti shuajë kritikët, që kritikuan ashpër Realin për mungesën e golave, pasi ka arritur një fitore të lartë ndaj Deportivo La Coruna, 6-1.
Goleada filloi qysh në minutat e para të takimit, pasi transferi më i shtrenjtë në histori të futbollit, Cristiano Ronaldo arriti që të shënojë me kokë ('4).
Pas saktësisht 20 minuta lojë Mesut Ozil shënoi një gol të bukur për ta dyfishuar epërsinë e Realit.
Angel Di Maria e trefishoi epërsinë ('34), për ta vulosur rezultatin e pjesës së parë.
Pjesa e dytë përsëri i takoi Realit. Në listën e realizatorëve padyshim që u shënua edhe sulmuesi kryesor i Realit, Gonzalo Higuain, që shënoi në minutën e 53-të pas një asistimi të bukur nga Di Maria.
Atë që nuk arritën ta bënin sulmuesit e Deportivos, e bëri mbrojtësi Ze Castro, por në portën e gabuar, duke çuar kështu epërsinë e Realit në 5-0.
Në minutën e 78-të mysafirët arritën golin e nderit përmes Juan Rodriguez, për rezultatin 5-1.
Deri në fund të takimit u shënua edhe një gol nga Cristiano Ronaldo një minutë para fundit të takimit.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...