Liverpooli vazhdon të interesohet për Dzeko

dardanmiftari | Monday, October 04, 2010 | 0 Komente

Liverpooli është duke ndjekur sulmuesin e Wolfsburg, Edin Dzeko, të cilin do të mundohet ta transferojë gjatë afatit kalimtar dimëror.
Sulmuesi boshnjak tashmë është lidhur me transferim te Manchester City dhe Juventus, por mediat angleze shkruajnë se edhe menaxheri i Redsave, Roy Hodgson, po ashtu është duke menduar ta sjellë lojtarin në Anfield.
I vlerësuar rreth 30 milionë funte, Dzeko ka një rekord të shkëlqyeshëm shënimi në Gjermani dhe mund të jetë sukses në Ligën Premier për shkak të lartësisë së tij dhe fuqisë fizike.
Dzeko ka shënuar 61 gola në 100 paraqitje për Wolfsburg dhe golat e tij impresiv i dhanë ekipit edhe titullin e parë të Bundesligës në vitin 2009.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...