Chelsea vazhdon të përcjellë situatën e Mexes
Chelsea vazhdon të mbajë nën vështrim negociatat e Philippe Mexes me Romën, shkruan e përditshmja angleze Daily Mail.
Mbrojtësi i qendrës aktualisht është në vitin e fundit të kontratës së tij me klubin italian dhe ende nuk ka nënshkruar vazhdimin e kontratës që do ta mbajë atë në Olimpico edhe pas fundit të këtij sezoni.
28-vjeçari ishte vetëm një pjesë periferike e kampanjës së klubit në sezonin e kaluar, pasi ai filloi vetëm 17 ndeshje nën drejtimin e menaxherit Claudio Ranieri.
Por karriera e tij ndërkombëtare ka filluar të zgjohet, dhe pasi u la anash nga Botërorët në vitin 2006 dhe 2010, ai tash është në garë për të qenë kapiten i kombëtares dhe kjo ka tërhequr edhe më shumë vëmendjen e klubeve të mëdha evropiane, përfshirë edhe Chelsean.
Arsenali, Manchester City dhe Milani po ashtu janë lidhur me një transferim të Mexes gjatë verës së kaluar.
Category: Futboll
0 Komente