Ibrahimovic kishte turp të qëndrojë te Barcelona

dardanmiftari | Friday, October 01, 2010 | 0 Komente

Zlatan Ibrahimovic ka qenë ai që ka kërkuar të largohet nga Barcelona, pasi kishte ndjerë turp të vazhdojë të qëndrojë në Camp Nou, thotë agjenti i tij.
Agjenti i sulmuesit suedez, Mino Raiola, thotë se Ibra ishte ndjerë i ofenduar kur Barcelona kishte kthyer vëmendjen kah transferimi i David Villa. Lojtari më pas kishte qenë i qartë në atë që dëshironte dhe kishte shfrytëzuar ndikimin e Raiola për t’iu bashkuar Milanit.
“Ibrahimovic më kërkoi ta nxjerr nga Barcelona, pasi ai ishte i turpëruar të qëndrojë atje”, ka thënë Raiola për revistën GQ, siç citohet nga La Gazzetta dello Sport.
“Ai më këshilloi mua edhe për Mario Balotellin, duke më thënë se ai është shumë më i fuqishëm se që ishte Ibrahimovic në moshën e tij. Problemi është se Mario mendon se ai tashmë është më i fuqishëm se Ibrahimovic”, ka shtuar Raiola.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...