City i dobët për Arsenalin

dardanmiftari | Sunday, October 24, 2010 | 0 Komente

Marouane Chamakh Manchester City ka pësuar humbje të thellë me rezultat 3-0 nga Arsenali në kryendeshjen e kësaj jave të zhvilluar në Stadiumin e Qytetit të Mançesterit.
Ndeshja që është pritur të jetë test i gjasave për titull për të dyja skuadrat, në fakt doli të ishte një tmerr për Manchester Cityn.
Nuk kaluan pesë minuta dhe Dedryk Boyata i Manchester Cityt u përjashtua nga loja, pas një ndërhyrje të ashpër në Marouane Chamakh, si lojtar i fundit.
Arsenali nuk u përgjigj menjëherë me gola, por goli erdhi pas 20 minutash lojë (21’), kur pas pasimeve të mira me Andrey Arshavin, ishte Samir Nasri ai që kaloi në epërsi Arsenalin për 1-0. Joe Hart ishte heroi i Cityt për një moment, kur e ndali penaltinë e Cesc Fabregas në fund të pjesës së parë.
Në pjesën e dytë u finalizua mbytja e Cityt nga Topçinjt. Alexander Song (66’) realizoi për 2-0, ndërsa për rezultatin përfundimtar dhe fitoren e madhe të Arsenalit u përkujdes i rikthyeri Nicklas Bendtner (88’).
Pas javës së nëntë, Arsenali ka 17 pikë në pozitën e dytë, ndërsa Manchester City ka po aq pikë sa Arsenali dhe Manchester United, por gjendet në pozitën e katërt me golaverazh më të dobët.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...