Liverpooli të kërkojë Forlan?

dardanmiftari | Sunday, October 24, 2010 | 0 Komente

Liverpooli është duke e menduar një ofertë për sulmuesin e Atletico Madridit, Diego Forlan, gjatë afatit kalimtar dimëror, nëse ndodh që Fernando Torres të largohet nga Anfield.
Tabloidi The People pohon se urugaiani është cak i Roy Hodgson, si zëvëndësim i drejtpërdrejt për El Ninjon, në rast se ky i fundit largohet nga The Reds.
Forlan nuk është në formën më të mirë këtë sezon te Atletico Madridi, ndërsa spekulimet thonë se ai nuk është i lumtur në Vicente Calderon. Liverpooli për firmën e tij do të luftojë me Interin dhe Tottenhamin.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...