City mposhtet përsëri
Manchester City ka marrë edhe një goditje tjetër në shpresat për të fituar titullin e Ligës Premier, pasi nuk arriti të ruajë avantazhin 1-0 ndaj Wolves, ekip që në fund fitoi me rezultat 2-1.
Emmanuel Adebayor çoi Cityn në epërsi falë një penaltie të shndërruar në gol në minutën e 23-të të ndeshjes. Pas gjysmë ore lojë vendasit barazuan me anë të Nenad Milijas, ndërsa tre pikët për ta i solli David Edwards me një gol të shënuar në minutën e 57-të.
Fitorja është vetëm e dyta për Wolves në kampionat, dhe e para që nga java e parë e Ligës Premier. City në anën tjetër pëson humbjen e dytë pas asaj të javës së kaluar ndaj Arsenalit, dhe ngec me tre pikë prapa Topçinjve dhe tetë prapa Chelseat në tabelë.
Category: Futboll
0 Komente