Roma iu kthehet fitoreve

dardanmiftari | Saturday, October 30, 2010 | 0 Komente

Autori i golit të parë për Romën, Nicolas Burdisso Pas disfatës në Ligën e Kampionëve nga Basel dhe barazimit ndaj Parmës në Serie A, Roma ka gjetur rrugën e fitoreve pasi mposhti me rezultat 2-0 Leccen në ndeshjen e zhvilluar në Olimpico.
Pas një varg shansesh të humbura nga dyshja sulmuese Marco Borriello dhe Mirko Vucinic, të zgjedhurit e trajnerit Claudio Ranieri kaluan në epërsi me anë të një goli të shënuar nga Nicolas Burdisso në minutën e 62-të të takimit, pas një harkimi të John Arne Riise.
Vucinic përfundimisht dërgoi topin në rrjetën e Antonio Rosati në minutën e 76-të pas një asistimi nga Francesco Totti. Shumë shpejt më pas në fushë pati një përplasje në mes të Tottit dhe Ruben Olivera, dhe që të dy u ndëshkuan me karton të kuq, ndërsa zënka e tyre vazhdoi edhe në rrugë për në dhomën e zhveshjeve.
Fitorja është e treta e sezonit në Serie A për Romën, po aq sa ka barazime dhe humbje. Klubi i kryeqytetit italian tash mban pozitën e gjashtë me 12 pikë, sa ka edhe Napoli dhe Juve që mbajnë pozitat gjashtë dhe pesë.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...