City ofron Adebayor për Pato

dardanmiftari | Monday, October 04, 2010 | 0 Komente

Manchester City është i gatshëm të bëjë një marrëveshje sensacionale shkëmbimi për yllin e Milanit, Alexandre Pato.
News of the World shkruan se City është i gatshëm të shfrytëzojë Adebayor për të joshur Milanin të heqë dorë nga shërbimet e sulmuesit brazilian.
Menaxheri Roberto Mancini është një admirues i madh i sulmuesit brazilian dhe e ka bërë atë cak kryesor për afatin kalimtar të janarit.
Milani thotë se Pato nuk është për shitje, por po ashtu mund të jetë në nevojë për të mbuluar pagat e larta të Zlatan Ibrahimovic, Robinho, Ronaldinho dhe Pippo Inzaghi, duke shitur njërin prej lojtarëve më të vlerësuar.
Adebayor në anën tjetër ka qenë cak i Milanit që kur ai ishte pjesë e Arsenalit.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...