Essien: City kërcënimi më i madh për titull

dardanmiftari | Monday, October 04, 2010 | 0 Komente

Mesfushori i Chelseat, Michael Essien, e sheh Manchester Cityn si kërcënimin më të madh për titull për Blutë.
Essien pranon se ekipi i trajnerit Roberto Mancini është i aftë të sfidojë këtë sezon, por mendon se përvoja e Chelseat do të thotë se ata janë në avantazh.
“Ka ende shumë kohë deri në fund. Sezoni është shumë i gjatë dhe ne duhet të vazhdojmë të luajmë siç luajtëm kundër Arsenalit dhe të vazhdojmë të fitojmë pikë. Ne udhëhoqëm për pjesën më të madhe të sezonit të kaluar, por ai tashmë ka kaluar. Ne kemi një sezon të ri tash dhe ky do të vendoset në fund”.
“Manchester City është rivali më i afërt për momentin. Mund të shihni se sa nënshkrime të mira kanë realizuar dhe ata do të luftojnë për atë. Do të shohim çfarë do të ndodhë”, ka thënë Esien.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...