Guardiola: Gjithmonë kemi luajtur mirë

dardanmiftari | Sunday, October 31, 2010 | 0 Komente

Pas fitores mbresëlënëse prej 5-0 kundër Sevillas, trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola, ka deklaruar se ekipi i tij ka luajtur mirë gjatë gjithë sezonit aktual.
Me nga dy gola të Lionel Messi dhe David Villa, dhe një gol të Dani Alves, Blaugranët iu rikthyen mënyrës së tyre ‘të vjetër’ të të fituarit.
Ndërkohë, duke folur para gazetarëve, Guardiola tha se të zgjedhurit e tij ishin të shkëlqyeshëm në këtë përballje, ndërkohë sqaroi se përveç ndeshjes ndaj Herculesit, Barcelona ka luajtur mirë në të gjitha përballjet.
Trajneri i kampionit të Spanjës njëherit e lëvdoi sulmuesin David Villa, i cili heshti kritikët me dy golat e tij.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...