Ferguson: Gomes fajtor për golin

dardanmiftari | Sunday, October 31, 2010 | 0 Komente

Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, më shumë preferoi që pas ndeshjes t’i sqaronte hesapet me Harry Redknapp se sa të gëzohej për fitoren, pasi që sipas skocezit, në golin e dytë vet fajtor ishte portieri Heurelho Gomes.
“Ishte katastrofale. Askush nuk e ka ditur në atë moment se çfarë po ndodh. Një minut portieri kishte topin në dorë dhe minutin tjetër topi është në rrjetën e tij. Nani është kthyer për të parë nëse gjyqtari kishte lejuar të vazhdonte lojën, kështu që ai nuk pati tjetër ç’të bëj dhe shënoi gol”.
“Ju mund të shikoni në gjyqtarin dhe në anësorin, e ti fajësoni ata, por portieri është dashur të reagojë më mirë. Ai është portier me përvojë. Mendoj se ai shkaktoi gjithë këtë rrëmjë. Mendova se ishte penalti, ndërsa më pas ndjeva se Nani luajti me dorë. Por, gjyqtari heshti. Gjyqtari vazhdoi lojën për shkak se portieri kishte topin në pronësi. Por, portieri më pas mendoi se ishte goditje e lirë. Ai bëri një gabim”, u shpreh Ferguson pas ndeshjes.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...