Wenger lëvdon Song

dardanmiftari | Sunday, October 31, 2010 | 0 Komente

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, ka lëvduar Alexander Song për golin në minutat e fundit të ndeshjes së fituar minimalisht ndaj West Hamit në Emirates.
“Ai është fantastik për shkak se ai erdhi këtu si qendërmbrojtës, është shndërruar në mesfushor defensiv dhe tani luan si sulmues. Ai i ka shtuar diçka lojës së tij. Ai ka koherencë të mirë në zonë, sepse në pjesën e parë ai pati dy raste dhe kur një mesfushor defensiv ka dy raste, atëherë kjo do të thotë se ai ka koherencë të mirë”.
“Ishte aksion fantastik ai dhe Clichy është përmirësuar shumë në të shkuarit përpara. Ai është më i qetë dhe ka një këmbë të djathtë më të mirë tani”, deklaroi Wenger.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...